​Presidenti i Romës i zbulon prapaskenat e transferimit të Salah në Liverpool

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 09:15 | Nga

Roma nuk kishte zgjedhje tjetër përpos të lejonte transferimin e sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, në Liverpool verën e kaluar. Kështu të paktën thotë presidenti i klubit italian, James Pallota.

Presidenti James Pallota, në një intervistë me Kostas Manolas dhe Justin Kluivert, e bëri të ditur se klubi ishte dashur t’i dorëzohej kërkesës për largim të Salah, pasi që kontrata e tij përfundonte vitin e ardhshëm, përcjell Gazeta Express.

Salah i shit për 42 milionë euro në Anfield në qershor të vitit 2017, dhe shënoi 44 gola në sezonin e tij debutues me Liverpoolin.

“Mua më pëlqente me të vërtetë Salah. Shumë njerëz nuk e dinë se ne kishim zgjedhje tjetër, u detyruam ta shesim”, ka thënë Pallota.

“Ai kishte vetëm edhe një vit me ne në kontratën e tij dhe dëshironte të largohej për të shfaqur talentin e tij në Premierligë. Ishte e vështirë!”.

Sulmuesi nga Egjipti më herët kishte luajtur për Chelsean, ku kishte dështuar të shfaqte aftësitë e tij. Ai i kishte shënuar vetëm dy gola në dy sezone me klubin anglez.

 

Të ngjashme