Zinedine Zidane sot mund të hyjë në histori të futbollit spanjoll
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është vetëm një fitore larg që të barazoi rekordin e trajnerit Pep Guardiola, për numrin e ndeshjeve të fituar radhazi.
Guardiola kishte fituar 16 ndeshje radhazi në La Liga në edicionin 2010-2011, ndërsa Zidane tashmë ka fituar 15 ndeshje.
Ai me fitoren kundër Osasunas 5:3 ka barazuar rekordin e ish trajnerit të Realit, Munioz me 15 fitore dhe sot kundër Espanyolit do të tentojë rekordin e Guardiolas.