Kryetari i Suharekës ka njoftuar se me mbështetjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, në ndërtimin e sheshit të Suharekës “Brigada 123”, janë ndarë 1 milion euro.
Postimi i plotë:
1,000,000 euro për Sheshin e Qytetit !
Morëm zotimin për përkrahje financiare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në ndërtimin e sheshit të Suharekës “Brigada 123”.
Dua ta falenderoj Ministrin Pal Lekaj për mbështetjen dhe angazhimin në emër të qytetarëve të Komunës tonë.
Suhareka po ndërtohet dhe po zhvillohet.
Bali Muharremaj