Me 1 orë vonesë nis procesi i votimit në Deçan, reagon AAK

Deçan | 22 Tet 2017 | 08:51 | Nga

Dega e AAK-së në Deçan ka reaguar lidhur me vonesat e fillimit të procesit të votimit në këtë qytet.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së Hajdar Sutaj ka thënë se në Deçan dikujt po i intereson që të dëmtoj procesin e votimit pasi për 1 orë e 15 min nuk ka filluar procesi i votimit si pasojë e ngatërrimit të vulave, shkruan Indeksonline.

“Deçanin nuk mund ta shantazhoj askush” ka thënë Sutaj.

“Ne Deçan dikujt shumë po i intereson me dëmtua procesin e votimit. Dje kishim problemin e zhdukjes se 44 fletëvotimeve per Kryetar…gjatë rrugës nga KQZ (në Prishtinë) deri në KKZ (në Deçan) Sot për 1 orë e 15 min (nga ora 7:00 deri ne ora 8:15) nuk ka filluar procesi i votimit si pasoj e ndërrimit të vulave të Qendrave të Votimit (gabim nga KQZ apo KKZ). Deçanin nuk mund ta shantazh askush. Deçani e ka përcaktimin e vetë, identitetin e vetë, krenarinë e vetë, dhe përpjekjet e tilla të kujtdo, dhe të cilit do qellim do të shkojnë huq” ka thënë Sutaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme