10 % e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Shqiptarët janë tanimë kontingjenti më i madh i të dënuarve në burgjet angleze, pas vetë britanikëve, ku një në dhjetë të burgosur të huaj janë shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Gangsterët nga Shqipëria, ky shtet i Ballkanit Perëndimor, ia kanë kaluar edhe polakëve apo rumunëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani – njoftoi Ministria e Drejtësisë në Londër, shkruan Koha Ditore.

Numri i tyre në 10 vjetët e fundit është rritur pesëfish, ku 10% e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë. Policia angleze thotë se bandat shqiptare janë të famshme në Britani dhe veprojnë kryesisht në trafikimin e drogave, si kokaina. Numri i shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015. Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.

Një raport i Ministrisë së Drejtësisë në Britani thekson se “shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në burgjet britanike, në vend të dytë janë polakët, pastaj rumunët, irlandezët dhe emigrantët nga Xhamajka”.

Të ngjashme