10 fakte interesante rreth Finlandës

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 18:09 | Nga

Zyrtarisht Finlanda nuk bën pjesë në regjionin e Skandinavisë që përfshijnë shtetet Suedi, Norvegji dhe Danimarkë. Ajo bën pjesë në regjionin Fennoscandia, nga lat. Fennia (Finlandë) dhe Scandia (Skandinavi). Por, shkaku i lidhjeve të përbashkëta me vendet Nordike, ndonjëherë edhe Finlandën, Islandën dhe ishujt Faroe i përfshijnë si shtete skandinave

2. Edhe pse ka qenë e njohur me prodhuesin më të njohur të telefonave mobil NOKIA dhe me sloganin e njohur “Connecting People” në Finlandë nuk mund të gjeni asnjë kabinë telefoni me pagesë

3. ,Ndërtimi i disa anijeve më të mëdha për pasagjerë është bërë në qytetin Turku të Finlandës ku ndër to është Oasis of the Sea e ndërmarrjes Royal Caribbean International. Lëshimi i disa anijeve tjera më moderne në botë do bëhet gjatë viteve 2022-24

4. Në Finlandë 9 nga 10 shishe të plastikes kthehen për riciklim dhe pothuajse 100 % e shisheve të xhamit riciklohen. Finlanda ka një sistem shumë të organizuar për të gjitha llojet e riciklimit

5. Disa nga sportet më të çuditshme si bartja e gruas (kalimin e disa vështirësive) gjuajtja e telefonave (që ka si sensibilizim riciklimin), gjuetia e mushkonjave, futbolli në baltë etj. kanë tërhequr vëmendjen nga shumë shtete të botës dhe zyrtarisht mbahen gara në Finlandë

6. Finlandezët zënë vendin e parë në botë për konsumimin e kafesë ku mesatarja për kokë banori shkon deri në 12 kg kafe në vit ndërsa në ditë përafërsisht rreth 2.5 kafe mirëpo nëse llogarisim vetëm të rriturit atëherë ky numër rritët më shumë

7. Një klub sportiv i golfit në kufirin mes Finlandës dhe Suedisë, gjysmën e gropave, 9 prej tyre i ka në njërin shtet dhe 9 tjera në shtetin tjetër. Zyrtarisht Tornio Golf apo ndryshe quhet edhe si Green Zone Golf Club

8. Në Finlandë, të gjitha lojërat e fatit duke përfshirë makinat e fatit, lotarinë, bastorët sportive etj janë të monopolizuar nga një kompani jo-fitimprurëse Veikkaus Oy pronë shtetërore ku të ardhurat e saj i shpërndanë për aktivitete të kulturës, sportit, shkencës, punës me rini, mirëqenie sociale dhe shëndetësore si dhe industrinë e kuajve

9. Finlanda, nga Janari 2017 ka filluar një projekt testues 2 vjeçar ku do të sigurojë 2.000 qytetarëve finlandez të papunë (të zgjedhur në mënyrë të pavarur) të moshës 25-58 vjeçare, me të ardhura mujore bazë prej 560 € që do të zëvendësojë përfitimet e tjera sociale. Këta qytetarë do të vazhdojnë të marrin të ardhurat bazë edhe në qoftë se ata të gjejnë punë. Qëllimi i këtij projekti është që të rrit stimulimin tek të papunët, uljen e varfërisë, rritjen e mirëqenjes sociale etj.

10. Tuneli Päijänne i ujit është tuneli më i gjatë në Evropë dhe i dyti në botë me një gjatësi 120 km dhe thellësi nga 30 – 100 m nën tokë. Ky tunel furnizon pjesën jugore të Finlandës me ujë të pijshëm ku burimin e ka nga liqeni Päijänne që zen vendin e dytë për nga madhësia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme