10 foshnja vdiqën në maternitetin e Tiranës vetëm në janar

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 15:37 | Nga

Një rast i rëndë denoncohet nga deputeti i PD-së, Bardh Spahia në maternitetin e Tiranës.
Sipas tij për shkak të mungesës së inkubatorëve dhe oksigjenit për fëmijët vetëm gjatë muajit janar kanë ndërruar jetë 10 foshnja.

“Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë.

Kur situata paraqitet e tillë në Tirane, shkruan deputeti demokrat, as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë. Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave.

Ndërkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel”, shkruan Spahia.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme