10 foshnje të porsalindura vdesin pas shpërthimit të një zjarri në Indi

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë foshnje të porsalindura kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali indian pak ditë më parë, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet thonë se zjarri filloi në orën 2 të mëngjesit dhe ishte nisur nga një qark i shkurtër elektrik.

Stafi arriti të shpëtonte shtatë foshnje nga njësia e Spitalit të Qarkut, Bhandara por 10 të tjerë nuk mbijetuan.

Të gjithë ata që vdiqën ishin të moshës midis vetëm disa ditësh dhe tre muajsh, sipas raporteve.

Zjarrfikësit arritën të ndalonin përhapjen e flakës në pjesë të tjera të spitalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme