10 kuriozitete më të rralla në botë
Prishtinë | 02 Mar 2022 | 22:48 | Nga Ekonomia Online
- Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.
- Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Anjshtajni deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.
- I vetmi majmun, që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një artist të papunë, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 mijë dollarë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
- Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 mijë ekzemplarë të tij.
- Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.
- I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.
- Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.
- Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.
- Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.
- Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3mijë metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.