Mali më i lartë në Evropë është mali Elbrus, në malet e Kukazit, në kufirin midis Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Ai është 5 642 metra mbi nivelin e detit. Kurse mali më i lartë në Evropën perëndimore është Mont Blant, në Aple, mes Francës dhe Italisë. Ai është 4 809 metra mbi niveli e detit.
10. Gerlachovský STIT, Malet Tatra, Sllovaki
Ai është 2 654.4 metra i lartë dhe është maja më e lartë e maleve Tatra në Sllovaki. Ngjitja e parë deri në krye të tij u bë nga një qytetar vendës në vitin 1834.
9. Galdhopiggen, Jotunheimen, Norvegji
Jotunheimen do të thotë shtëpi e gjigantëve. Ai është 2 469 metra i lartë dhe është një nga 28 majat më të larta në botë. Parku Kombëtar i themeluar nga Jotunheimen u ofron vizitorëve kabina malore ose llozha.
8. Monte Rosa, Alpe, Zvicër
Ajo është 4 634 metra dhe është maja e dytë më të lartë në Evropë pas Mont Blanc. Ajo është e mbuluar nga një shtresë e trashë bore dhe akulli, e cila formon pothuajse një mal vertikal në anën lindore.
7. Matterhorn, Zermatt, Zvicër
Ajo është një nga destinacionet me ski më të popullarizuara në Evropë. Qyteti i Zermatt-it është i njohur për resorët luksozë dhe komodë të skive.
6. Grossglockner, Austri
Maja më e lartë në vend ka një lartësi prej 3 798 metrash. Tipar interesant dhe unik është se maja ka formën e një piramide.
5. Teide, Tenerife, Spanjë
Ai është një mal vullkanik me lartësi 3 718 metra dhe është mali më i lartë dhe më i bukur në Spanjë, si edhe në çdo ishull në Oqeanin Atlantik. Parku Kombëtar, që gjendet këtu është i mbrojtur nga UNESCO dhe është përcaktuar si pjesë e Trashëgimisë Botërore.
4. Etna, Katania, Siçili, Itali
Ajo është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe gjithashtu një nga më të bukurit. Ajo mund të shihet nga qyteti historik i Katanias, që dikur ishte një qendër e rëndësishme kulturore. Etna është i njohur për nxjerrjen e unazave të tymit dhe hirit, që mund të shkaktojnë shumë dëme ndaj qytetarëve.
3. Maja du Midi, Francë
Gjendet brenda masivit Mon Blan në Alpe dhe arrin një lartësi prej 3 842 metra. Aty ekziston edhe një teleferik, i cili konsiderohet siguron ngjitjen më të lartë vertikale në botë.
2. Mont Blanc, Alpe
Ajo është maja më e lartë në Evropën Perëndimore me një lartësi prej 4 809 metrash. Shtrihet në mes të Francës dhe Italisë. Ky masiv malor tërheq aventurierë që shkojnë alpinizëm, ski dhe sporte të tjerë dimërorë.
1. Mali Elbrus, Rusi
Maja më e lartë në Evropë është gjetur në malet e Kaukazit dhe arrin një lartësi mbresëlënëse prej 5 642 metrash. Ajo në fakt është një vullkan i fjetur. (“TO”)