Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë publik është edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj ai i cili ka deklaruar pasurinë e tij pranë AKK-së. Në deklarimet e tij, Berishaj ka deklaruar se ka dy banesa, dy shtëpi […]
10 mijë euro në bankë, shtëpi, vetura e banesa – Kjo është pasuria e Martin Berishajt, ambasadorit të shumë përfolur

Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik.
Mesin e shumë zyrtarëve tjerë publik është edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj ai i cili ka deklaruar pasurinë e tij pranë AKK-së.
Në deklarimet e tij, Berishaj ka deklaruar se ka dy banesa, dy shtëpi dhe tokë. Poashtu Berishaj ka deklaruar se ka edhe një veturë. Ndërsa në bankë ambasadori Berishaj ka deklaruar se i ka vetëm 10 mijë euro të gatshme ne NLB Bankë.
Ai poashtu ka deklaruar se ka të ardhura vjetore prej 28 mijë e 125 euro.














