Komuna e Suharekës ka filluar aktivitetin për parandalimin dhe luftimin e etheve hemoragjike.
Sot ka mbajtur takim shtabi komunal për luftimin e kësaj epidemie. Në këtë takim u bisedua për masat që duhet marr në parandalimin e etheve hemoragjike.
Komuna e Suharekës edhe këtë vit ka ndarë 10 mijë euro për masat mbrojtëse.
Drejtori i QKMF-së, Milit Elshani tha se do të veprojmë me të njëjtën strategji si vitin e kaluar, pasi ka rezultuar i suksesshëm.
Suhareka është njëra ndër komunat më të rrezikuara nga pickimi i rriqrave të njohura si “Krime Kongo”.