Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 72 pacientë me Covid-19.
Sipas njoftimit të këtij spitali prej tyre 45 pacientë janë me oksigjenoterapi, 10 janë në gjendje më të rëndë dhe tre në respirator.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Njoftimi i plotë:
72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.