10 persona janë lënduar, gjashtë prej të cilëve janë të mitur, pas një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave me targa vendore. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, drejtues i njërës nga veturat është kyçur në mënyrë të pa sigurt.
Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.