Që të deshifroni emocionet e miqve është e nevojshme të shihni se si ata sillen rreth jush. Kjo nuk është aq e lehtë.
Disa njerëz kanë një mënyrë për maskimin e emocioneve të tyre.
Këtu janë 10 shenja që mund të nënkuptojnë dashuri nga ana e shokut tuaj:
- Ata kujdesen shumë për pamjen e tyre, kur e dinë se ju do të jeni e pranishme diku
- Ju kanë gjithmonë nën vëzhgim
- Nëse ju jeni në mesin e miqve të tjerë, ky mik i veçantë ju shmang me qëllim
- Ata fillojnë t’ju imitojnë
- Ata fillojnë papritmas t’ju befasojnë me dhurata, ushqim apo diçka tjetër
- Janë në dispozicionin tuaj
- Tregojnë drojë, kur ju gjendeni pranë tyre
- Fillon të bëjë gjëra që tejkalojnë “zonën e miqësisë,” duke sakrifikuar diçka nga vetja
- Ata gjithmonë qeshin me shakatë tuaja
- Nëse shoku ju prek më shumë se zakonisht, po bën një përpjekje për të mbyllur distancën mes jush.