10 të (pa)vërteta për makeup-in

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 00:45 | Nga Ekonomia Online

Ekzistojnë shumë mite për makeup-in apo si duhet ta aplikojmë atë, por në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Këto janë 10 mitet për makeup-in:

1. Makeup-i të bën me puçrra

Shumë njerëz besojnë se makeup-i shkakton puçrra. Në fakt disa produkte irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë puçrra, por e vërteta është se higjiena e keqe shkakton puçrra.

Nëse fle me makeup ose përdor furça të pista, atëherë do të dalin puçrra.Gjithashtu përdorimi i produkteve që i ka kaluar skadenca luan rol në shfaqjen e puçrrave. Rregulli i përgjithshëm është të përdorni makeup-in si duhet dhe t’i mbani furçat e pastra, sigurisht dhe të hiqni makeup-in para gjumit.

2. Gjeni ngjyrën e duhur të fondatinës duke e provuar tek dora

Të gjithë kemi provuar të gjejmë ngjyrën e duhur të fondatinës duke e provuar në dorë. Por po ta mendoni, kjo nuk ka kuptim. Ju nuk do të aplikoni fondatinën në dorë apo jo? Por në fytyrën tuaj, kështu që ajo që duhet të bëni është të përshtatni fondacionin e duhur duke e provuar tek nofulla.

3.Njerëzit me lëkurë të yndyrshme nuk duhet të aplikojnë krem kundra tharjes së lëkurës

Duket e çuditshme, por në fakt ju duhet të hidra-toni më shumë një fytyrë të yndyrshmë. Lëkura prodhon yndyrë të tepruar për shkak të thatësisë. Kështu që kur lëkura juaj të jetë e yndyrshme, duhet të dini se ajo kërkon një krem kundra tharjes së lëkurës. Dhe nëse nuk e aplikoni, fytyra juaj do prodhojë më shumë yndyrë.

4. Furçat e makeup-it nuk bëhen pis

Duhet të këni dëgjuar për rëndësinë që ka larja e furçave të makeup-it. Nëse nuk e keni dëgjuar, duhet të filloni ta bëni. Ka shumë baktere në furçat e makeup-it dhe sa herë që ju i përdorni, po vendosni pisllëkun në fytyrën tuaj.

5.Produktet e shtrenjta kozmetike janë më të mira se ato të lirat

Është normale të barazosh koston me kualitetin, por me makeup-in ndodh e kundërta. Ka raste kur e njëjta kompani krijon produkte kozmetike për një markë të shtrenjtë ashtu sikurse edhe për dyqane të lira produktesh kozmetike. Ndonjëherë një produkt kozmetik është më i shtrenjtë për shkak të paketimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme