Të paktën 10 persona u vranë sot në dy shpërthime që ndodhën në Idlib në pjesën veri-perëndimore të Sirisë.
Kështu kanë bërë të ditur aktivistët dhe infermierët e opozitës siriane.
Edhe Qendra e Medias Edlib tha se bombardimet vranë 10 dhe plagsën dhjetëra të tjerë.
Qyteti i Idlibit kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham i lidhur me Al- Qaidan, i cili ka ndikim të madh në Sirinë veriore.
Ky qytet është goditur me bomba në muajt e fundit që vranë dhe plagosën shumë njerëz.