10 vendet më të mira në botë për të qenë student

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 09:50 | Nga

sTë studiosh në universitet më prestigjoze të vendeve evropiane e më tej, mund të jetë ëndrra e shumë të rinjve

Nëse jeni në kërkim të një eksperiece të re, lëvizja juaj e rradhës duhet të lidhet me 10 qytetet e mëposhtme.

10. Seul
Kryeqytiteti i Koresë së Jugut, Seuli ka 14 universitete dhe ruan ndër vite vendin e 10 në listën e qyteteve që presin student të huaj. Universiteti shtetëror në Korenë e Jugut (Seoul National University) ofron më shumë se 450 kurse, ku mësohet në gjuhën angleze.

9. Berlin
Berlini është qyteti i studentëve dhe është ndër qytetet më të përshtatshme për të studiuar pasi të rinjtë u shmnagen taksave dhe kostot e jetesës janë të ulëta.

8. Hong Kong
Hong Kong është një nga vendet me popullsinë më të dendur në botë. Universiteti i Hong Kong është një nga tre universitetet më të mira në Azi.

7. Montreal
I njohur si kryeqyteti kulturor I Kanadasë, Universiteti McGill është aktualisht në vendin e 24 në renditjen botërore të universiteteve më të mira në botë.

6. Singapore
National Universiteti i Singaporit (NUS) u rendit këtë vit në vendin e 13 në renditjen botërore. Megjithatë mbetet një ndër qytetet më të shtrenjtë për studentët.

5. Londër
Pavarësisht se ka rënë dy pozicione në krahasim me vitin e kaluar, Londra mbetet gjithnjë në top 5 e qyteteve më të kërkuara nga studentët.

4. Sydney
Qyteti Australian ka komunitete të ndryshme studentësh dhe ofron mundësi punësimi për ta. Universiteti i Sidneit është aktualisht në pozitën e 45-të në renditjen botërore.

3. Tokio
Është qyteti më i mirë për studentët të cilët dëshirojnë të shmangin jetën në qytetet e qeta e të vogla.

2. Melbourne
Melbourne ka ruajtur sërisht vendin e dytë, dhe është qyteti me numrin më të lartë të studentëve në Australi. Universiteti i Melburnit është aktualisht I 42 në botë, sipas renditjes QS.

1. Paris
Parisi është një qytet i shtrenjtë, por tarifat e shkollimit janë mjaft të ulëta. Për vite të tëra Paris kryeson listën e ndoshta shumë studentë e duan këtë vend pasi njihet ndryshe si qyteti i dashurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme