10 vjet nga përfundimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë – Kurti flet për të arriturat e Qeverisë së tij

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitet për nderë të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, shefi i Qeverisë, Albin Kurti nuk përmendi punën që është bërë ndër vite.  Më shumë foli për dy vite sa është në krye të ekzekutivit, e për të cilat i përmendi të arriturat.

Madje ai tha se Kosova është shteti më demokratik në rajon, duke shuar se ka përparim në luftim të krimit e korrupsionit dhe në zhvillim ekonomik.

“Para 10 vitesh Republika e Kosovës kishte vetëm katër vjet pavarësi. Pas 10 vitesh, Republika e Kosovës është më e fortë dhe jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përmirësuar për 17 vende në Transparency International dhe në Indeksin e përceptimit të korrupsionit”, tha Kurti.

“Mbi 2 mijë persona janë arrestuar, përfshirë 300 zyrtarë publikë. Kemi zhbërë 74 grupe kriminale dhe kemi konfiskuar 1.5 ton narkotikë. Pra përparimi jonë drejt ligjit është duke vazhduar”, tha tutje Kurti.

“Vitin e kaluar 10 për qind kemi bërë përparim në ekonomi dhe për herë të parë eksportet tona pritet që t’i tejkalojnë 1 miliard euro”, tha Kurti.

Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, në fjalën e tij, tha se kishte menduar që kjo datë ishte harruar nga institucionet kosovare.

Duke folur për përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë, tha se ky proces ka përfunduar më mirë sesa është menduar, raporton EO.

“Mendoj se është në rrugës që të reflektojë siç kam bërë para disa vitesh në lidhje me pavarësinë e mbikëqyrjes. A ka qenë momenti kur ishte një ndjenjë qetësie që ndjehej nga lidershipi dhe populli kosovar. Në vitin 2008, pas shumë vitesh, presidenti Ahtisari rekomandoi që Kosovës t’i jepej pavarësia. Plani parashihte një plan të shkurtër mbikëqyrje, i cili ishte miratuar në Kuvend”.

“Më ishte dhënë një kompetencë ekzekutuese, por asnjëherë nuk e kam shfrytëzuar autoritetin tim sepse e kam konsideruar më mirë që të bëhet nga autoritetet lokale. Në Bruksel nuk ishin që të interesuar për rolin tim, por e shfrytëzova një qasje që të lëvizja më shpejt të dispozitave të planit të Ahtisarit”, tha tutje Feith.

Të ngjashme