Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka hyrë në histori të Premier Leagues.
Spanjolli është bërë i pari që arrin numrin e 100 fitoreve në ligë në vetëm 134 ndeshje.
Guardiola e ka thyer rekordin të cilin e mbante, Jose Mourinho me Chelsean, që kishte arritur 100 fitore në 142 ndeshje, transmeton KTV.
Me Cityn, ish – trajneri i Barcelonës dhe Bayernit, ka arritur që të fitojë dy tituj të kampionit në elitën e futbollit anglez dhe atë në dy vjetët e fundit.
Por, në këtë sezon, ka mbetur prapa Liverpoolit, ku pas 20 xhirove të luajtura, City ka 14 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë të luajtur.
Përveç Premier Leagues, Guardiola ka fituar gjithçka në futbollin anglez me Manchester City, por nuk ka arritur ende ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe skuadrën angleze.Koha.Net.