Inspektorët e tregut në Komunën e Mitrovicës kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist (qendër tregtare) me lokacion në qytetin e Mitrovicës.
Sipas një njoftimi nga Komuna e Mitrovicës, gjoba është shqiptuar për arsye se produkti bukë 450 gr i vendosur për shitje me çmim prej 0.35 cent nuk është përputhur me peshën e caktuar. Kjo pasi që gjatë matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukëve në shitje ka qenë 357 gr dhe 368 gramë.
Me këtë rast ky veprim nga ana e inspektorëve është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, prandaj është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 1 mijë euro për subjektin afarist nga inspektori i tregut.