101 vjeçari në Itali mposht Coronavirusin

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Një burrë 101 vjeçar në Rimini të Italisë është kthyer në shtëpi me familjen e tij të premten pasi e ka mposhtur Coronavirusin.

Burri i identifikuar vetëm si “Zotëri P” nga autoritetet, ka lindur gjatë kohës së gripit spanjoll në vitin 1919.

Nënkryetarja i Riminit, Gloria Lisi, iu ka thënë mediave lokale të enjten se 101 vjeçari është lëshuar nga spitali dhe është kthyer në shtëpi pasi e ka luftuar infeksionin në spital.

“Javën e kaluar ‘zotëri P’ është hospitalizuar në Rimini pasi u testua pozitiv me Covid-19”, tha ajo.

“Një detaj që e bënë jetën e tij jo të zakonshme, është se zotëri P është lindur në vitin 1919, në mes ë një pandemie tragjike në botë”, shkruan The local.it.

Gripi spanjoll ka qenë një pandemi e pazakonshme e cila ka mbytur dhjetëra njerëz në mbarë botën në mes të viteve 1918-1920. Së paku 600,000 njerëz në Itali kanë vdekur gjatë kësaj kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme