Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nga dëgjimi me qytetarë ka mësuar një gjë shumë të rëndësishme.
“Qytetarët mendojnë se politika dhe politikanët, më shumë se sa të merren me problemet e popullit, po merren me njëri-tjetrin”.
“Në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, politikanët janë duke u krijuar probleme të reja atyre dhe vendit”.
“Kjo sjellje politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”.
Më tutje Veseli ka thëbë se gjithë këto javë, ka parë hendekun e thellë mes asaj çka duan qytetarët dhe asaj çfarë bëjnë politikanët në debatet e tyre shterpe në ulëset e Kuvendit, në qeveri apo studiot televizive.
“Ky hendek është krijuar sepse politikanët janë ndalur së dëgjuari popullin”.
Por, ditët e kësaj politike, sipaa Veselit, kanë përfunduar!
“Qytetarët nuk janë për politikën, por politika është për qytetarët. Ne jemi parti që dëgjojmë qytetarët dhe veprimet tona do të vendosen nga nevojat e tyre!”, ka thënë Veseli.
Veseli: Kosova mund të bëjë më shumë
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë gjatë fjalimit të tij në Konventën festive se në 9 vite pavarësi Kosova ka pasur një progres të jashtëzakonshëm por sipas tij, shteti i ri mund të bëjë shumë më shumë.
Ai ka përmendi ndërtimin e infrastrukturës moderne, autostradat, aeroport modern, ndërtimin e qindra shkollave, çerdheve, spitaleve, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, mjekëve e gjithë punonjësve publikë.
“Por, të dashur miq, a është e gjithë kjo e mjaftueshme? A mundemi të bëjmë më shumë?! unë synoj zhvillim më të shpejtë për vendin tonë. Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve dhe kam vendosur të mos pres!”, ka deklaruar Veseli.