11 sirianë gjenden në një shtëpi në Peqan të Suharekës, dyshohet se u kontrabanduan

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

11 persona me nënshtetësi siriane janë gjetur nga policia sot gjatë një urdhërese për kontrollën e një shtëpie në fshatin Peqan për një vjedhje.

Shtetasit sirian kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje më këtë rast policia kontaktoj prokurorin e shtetit i cili urdhëroj që rasti ti kalon njësinë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabandim me migrantët.

Të dyshuarit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrantë dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për intervistë.

Të ngjashme