112 fëmijë janë vrarë deri tani në Ukrainë

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka thënë të shtunën se gjithsej 112 fëmijë kanë vdekur në vend që nga fillimi i pushtimit rus.

Zyra ka thënë se më shumë se 140 fëmijë janë plagosur që nga 24 shkurti, raporton Associated Press.

Ndërkohë, sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë, më shumë se 1.5 milionë fëmijë kishin ikur nga Ukraina.

Shumica e familjeve ukrainase kanë ikur në Poloni, Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani.

Ndërkaq, UNCIEF ka thënë se gratë dhe vajzat që udhëtojnë vetë janë veçanërisht të rrezikuara nga dhuna me bazë gjinore.

Të ngjashme