12 vetura përplasen me njëra-tjetrën në Komoran, lëndohen disa persona

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Pak më parë u raportua për një aksident të rëndë trafiku në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë.

Policia ka bërë të ditur se aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura.

Ai tha se gjithashtu ka persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i tyre.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas…”, tha Krasniqi.

Të ngjashme