Një 12-vjeçare është goditur nga një veturë afër shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj, Laureta Berisha Kosumi. Ajo tha se policia vonoi dhe nuk kishte ambulancë të lirë, ndaj familja e dërgoi vetë vajzën në emergjencë.
Ajo tha se vajza e saj, fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime të rënda, por ka përjetuar frikë dhe tronditje të madhe pas aksidentit.
Sipas saj, policia ka arritur në vendin e ngjarjes pas rreth një ore. Ajo kritikoi reagimin e institucioneve, duke thënë se raste të tilla i bëjnë qytetarët të ndihen të pambojtur.