13 kilogramë heroinë drejt Italisë, arrestohen pronari dhe shoferi i autobusit të linjës Durrës-Milano

Prishtinë | 30 Pri 2023 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Pronari i një autobusi të linjës Durrës-Milano dhe shoferi i tij janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar drejt Italisë 13 kilogramë heroinë.

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka ushtruar kontroll të detajuar dhe ka gjetur të fshehur në pjesën e pasme të autobusit, 13 kilogramë e 750 gramë lëndë narkotike heroinë, e mbështjellë në 26 pako.

Si pasojë është arrestuar pronari 32 vjeç, i cili është banues në Rrogozhinë dhe shoferi i autobusit, 57-vjeçar, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shoferit iu gjet edhe një dozë lënde narkotike kokainë. Lënda narkotike heroinë dhe kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me tetë celularë.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia po vijon punën për hetimin e plotë të rastit dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Të ngjashme