13 provinca kineze nuk kanë më raste aktive të trajtimit të Coronavirusit

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

13 provinca në Kinë nuk kanë më asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit për të trajtuar që nga ora 11 e mëngjesit me kohën lokale, raporton transmetuesi shtetëror CCTV.

Provincat e listuara janë: Rajone autonome të Tibetit, Rajoni autonom i Xinjiang, Qinghai, Fujian, Anhui, Jiangxi, Shanxi, Hunan, Jiangsu, Chongqing, Guizhou, Jilin dhe Bashkia Tianjin.

Por lajmi vjen ndërsa Wuhan, kryeqyteti i qytetit të provincës Hubei ku u identifikua për herë të parë virusi, paralajmëroi se ende po përballet me një epidemi “të rëndë”, mes një vazhdimi të rasteve të transmetuara në vend, raporton CNN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme