13-vjeçari nga Vushtrria është haxhiu më i ri nga Kosova

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar foton e një 13-vjeçari, ku ka bërë me dije se ai është më i riu nga Kosova që sivjet ka udhëtuar për në Haxh.

Sipas BIK, këtë rrugë e kanë marrë sivjet 1 mijë e 576 haxhinjë.

“Ky është haxhiu më i ri nga Kosova! 13 vjeçari Uvejs Muzaqi nga Vushtrria, është haxhiu më i ri nga 1576 haxhinjë nga Kosova që sivjet kanë udhëtuar për ta kryer obligimin e haxhit”, ka shkruar BIK.

Të ngjashme