Ekonomia Online
FUNDIT

15 pacientë të prekur me Coronavirus në Pejë janë në gjendje të rëndë

15 pacientë të prekur me Coronavirus në Pejë janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 58 pacientë të prekur me COVID-19. Në raportin 24 orësh të spitalit bëhet e ditur se  15 nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 44 po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 2 janë në respiratorë, shkruan Reporteri.net. Po ashtu në 24 orët […]

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 58 pacientë të prekur me COVID-19.

Në raportin 24 orësh të spitalit bëhet e ditur se  15 nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 44 po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 2 janë në respiratorë, shkruan Reporteri.net.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 3 pacientë nga COVID-19.

Njoftimi i plotë:

3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 44 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore fhe 2 të gjinisë femërore.
203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,277 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 112 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 87 Rëntgena, 14 EHO dhe 11 CT-ja. 

Të ngjashme