Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicrës, 150’000 euro e cila do t’u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë.
Zvicra edhe një herë ka shprehur përkushtim për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.
Si pjesë e këtij angazhimi, Zvicra po mbështet projektimin e një programi të ri studimi në nivelin master në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.
Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe Konsulenca e Skatit nga St. Gallen, Zvicër, nënshkruan marrëveshje fillestare 150 000 euro, e cila do t’ u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë.