Christian Panucci i pranishëm sot në “Elbasan Arena”

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 16:30 | Nga
Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, do të fillojë menjëherë nga puna duke vëzhguar nga afër skuadrat shqiptare që luajnë në kupat e Europës.

Ai do të jetë i pranishëm sot në mbrëmje në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e kthimit mes Kukësit dhe Sherif Tiraspolit, i vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë nesër  (e ejnte) 44-vjeçari italian do të udhëtojë drejt Korçës ku do të shohë nga afër takimin e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe Kairat Almatit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme