17 të shëruar nga Coronavirusi dhe 21 raste të reja në Maqedoninë

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25 mijë e 528 testime, prej të cilëve 1 mijë e 999 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1 mijë e 439 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 433 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme