Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 19 pacientë me COVID-19, ku nëntë prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta katër pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës kanë ndodhur tri lindje, njëra normale dhe dy me prerje cezariane, njofton Klan Kosova.
200 pacientë kanë kryer analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacientë kanë bërë 2,781 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Janë kryer 83 shërbime radiologjike, prej tyre 38 Rëntgena, 35 EHO dhe 10 CT-ja.