19 vjeçari nga Suhareka vdes në vendin e punës në Slloveni

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Dje një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.

Sipas mediave atje, Ilirian Bytyqi nga fshati Nishor, pas plagëve të marra në një aksident në punë ka ndërruar jetë.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Rrethit Nova Gorica dhe zyra e prokurorit shtetëror u informuan për aksidentin në punë, dhe inspektorati i punës po merret me rastin.

Ndërkaq, lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga mediat lokale në qytetin e Suharekës.

Të ngjashme