19 vjet nga masakra në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc – kujton Haradinaj

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 10:24 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën kryer para 19 vjetësh nga forcat serbe në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc, njofton Klan Kosova.

“I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme