2 vjeçari hero, e shpëton nga vdekja vëllain e vet binjak (Video)

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Heronjtë vijnë në të gjitha format dhe madhësitë – përfshirë edhe tepër të vegjël, siç e dëshmon edhe një dyvjeçar nga Utah, SHBA, i cili e ka shpëtuar vëllain e vet binjak nga vdekja.

Vogëlushi Brock Shoff po luante në dhomën e vet kur vitrina ra mbi të dhe e zuri, moment që u kap në kamerat e sigurisë.

Por, ajo çka pasoi më pas ishte një akt mbresëlënës i veprimit gjakftohtë, dhe forcës mbresëlënëse të një super heroi shumë të vogël në madhësi, i cili e largoi vitrinën duke e nxjerrë vëllain nga brendësia e saj.

Ama, ky incident nënvizon shqetësimet rreth sigurisë së fëmijëve dhe rreziqet e orendive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme