20 studente përfundojnë programin Global Engineer Girls – Osmani: Të krijojmë kushte që vajzat t’i ndjekin ëndrrat

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 11:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

20 studente kanë përfunduar me sukses programit Global Engineer Girls (GEG). Në këtë event u tha se kjo ceremoni është një dëshmi e angazhimit për promovimin e arsimit në shkencat e teknologjisë (STEM) dhe edukimin e vajzave të reja për karrierë të suksesshme në inxhinieri.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gratë dhe vajzat kosovare kanë dëshmuar shkathtësitë e tyre në fushën e inxhinierisë.

Osmani ka përgëzuar studentët për arritjet e tyre në këtë drejtim, madje pohoi se është përgjegjësi e institucioneve që të krijojnë kushte që vajzat t;i ndjekin ëndrrat e tyre.

“I gëzohem përherë ngjarjeve të tilla të cilat në qendër kanë gratë e vajzat e reja dhe sukseset e tyre. Programet janë iniciativa të shkëlqyeshme që mbështesin vajzat dhe gratë që kanë vendosur të ndjekin karrierën e tyre në fushat e inxhinierisë. Fushat STEM kanë inspiruar përherë inovacionin, duke dhënë formë botes ku jetojmë. Është koha për të siguruar që çdo mendje e ndritur të ketë mundësinë të marrë pjesë në këtë drejtim në mënyrë të barabartë. Nuk mund të lejojmë mospërfshirjen e talentit të vajzave e grave, përgjatë viteve është inkurajuese që numri i studentëve në fushat STEM vazhdon të jetë në rritje dhe është e domosdoshme të punojmë se bashku në zvogëlimin e hendekut”.

“Më vjen mirë që po i gëzohemi rezultateve tuaja. Këto vajza të reja është potenciali i të rinjve dhe të rejave në Kosovë. Përgjegjësi e jona është që çdo vajzë ta ndjek ëndrrën e tyre dhe t’u krijojmë kushte për të ndjekur. Le të jemi një vend që barazinë nuk e sheh si mision por si pasjon. Në këtë ditë të rëndësishme, ju përgëzoj për suksesin”, u shpreh ajo.

Drejtuesja e grupit “LIMAK”, Ebru Ozdemir e vlerësoi lartë këtë arritje të vajzave, duke e konsideruar moment të veçantë për Kosovën, pasi 20 studente kanë arritur të lënë shenjë në fushën e inxhinierisë, e që sipas saj, është fushë shumë e rëndësishme.

“Jam shume e emocionuar, moment i veçantë për Kosovën. 20 vajza kanë përmbyllur me sukses një udhëtim. Dëshiroj t’u jap mirënjohje këtyre studenteve. Te gatshme për të lënë shenjë në botë për atë që duan, pra për fushën e inxhinierisë. Kemi shumë programe që kanë impakt, qëllimi nuk është vetëm të ndërtojmë kompani të qëndrueshme por të ndikojmë në biznes dhe tek të rinjtë”.

“Duhet të shkojmë përtej shkollave dhe të sigurojmë që arsimi dhe GEG ofron një mbështetje financiare për studimet e tyre, jo vetëm të bëhen të suksesshme por të jenë lidere që ndryshojnë botën globale”, tha Ozdemir.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se gratë dhe vajzat kanë dëshmuar se janë të suksesshëm në çdo sferë të jetës.

Për t’i mbështetur ato Nagavci tha se kanë ndarë më shumë se 2 mijë bursa dhe disa nga këto 20 vajza, janë edhe përfitues të bursave të MAShTI-t, raporton EO.

“Ceremonia e sotme dhe të ngjashme si kjo janë në vargun e ngjarjeve që na bënë ta kuptojmë se jemi dëshmitar i historisë së suksesshme të vajzave e grave në secilën sferë të jetës. Sot po shënojmë arritjet e tyre akademike, të gjeneratës së parë në programin GEG. Ato nuk do jenë vetëm inxhiniere të suksesshme, por do të mbajnë poste ekzekutive e pozita të rëndësishme në shoqëri”.

“Si Ministri e Arsimit kemi marrë një varg masash mbështetëse për gratë e suksesshme, e ndër to janë edhe ndarja e bursave. Kemi ndarë më shumë se 2 mijë bursa dhe disa nga këto 20 vajza që sot po diplomojnë në programin GEG, janë edhe përfitues të bursave të MAShTI-t”, tha tutje Nagavci.

Ministrja Nagavci, po ashtu, theksoi se Qeveria e Kosovës po përmbush suksesshëm zotimet e saj për krijimin e hapësirave dhe mundësive më të gjera për përfshirjen e grave dhe vajzave në të gjitha fushat e jetës.

“Në mënyrë të veçantë, Ministria e Arsimit ka intensifikuar mbështetjen për vajzat në STEM, duke nisur nga mijëra bursat e dhëna për studentet në dy vitet e para të mandatit, e deri tek organizimi i Konferencës së madhe STEMinists këtë vit, e cila falë suksesit do të jetë traditë për çdo vit”, tha ajo.

Pasi që përmendi pengesat që hasin gratë çdo ditë në jetë, në punë e në shoqëri, ministrja Nagavci foli për një sërë vendimesh që ka marrë në këtë drejtim, e që ndihmojnë, inkurajojnë dhe fuqizojnë vajzat dhe gratë.

Ministrja Nagavci falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e pakursyer në këto procese, në veçanti UNDP-në, e cila vazhdon të ofrojë mbështetje në përmbushjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Të ngjashme