20-vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës, të rinjtë e kësaj partie po i gjen më të konsoliduar se asnjëherë më parë.
Kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se themelimi i Rinisë së kësaj partie është bërë i mundur falë përkrahjes së liderëve të kësaj partie.
Në kuadër të vendimmarrjes së lartë të partisë, por edhe të institucioneve të ndryshme kur PDK-ja ka udhëhequr me vendin, Bislimi ka thënë se të rinjtë kanë qenë pjesëmarrës.
“Sot ne si organizata më serioze rinore politike në vend e shënojmë 20-vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Rinia Demokratike është forumi rinor i PDK-së dhe është themeluar menjëherë pas themelimit të partisë, gjë që tregon intencën pozitive që kanë pas themeluesit e PDK-së në atë kohë për përfaqësimin dinjitoz rinor në kuadër të strukturave udhëheqëseve të partisë por edhe të strukturave tjera institucionale, ku zëri i rinisë ka mundur të dëgjohet. Ne jemi strukturë rinore që gjatë periudhave të ndryshme në për cilat ka kaluar vendi jonë e kemi jap kontributin tonë në mënyrën tonë dhe aq sa kemi pasur mundësi dhe zë për t’u dëgjuar”.
“Gjatë etapave të ndryshme të shtetit dhe zhvillimit të partisë, shumë liderë rinorë kanë rezultuar me qenë pjesë e vendimmarrjes së lartë dhe politikbërës në kuadër të partisë por edhe të institucioneve të ndryshme kur PDK-ja ka udhëhequr me vendin, gjithashtu edhe me komunat në nivel lokal, dhe jemi dëshmuar si menaxherë të mirë, si parimor edhe të respektueshëm nga populli”, ka thënë Bislimi për Ekonomia Online.
Ndërkaq, për daljen në opozitë të PDK-së, Bislimi ka thënë se është një frymë gjithëpopullore, të cilët kanë kërkuar ndryshim, por që thotë se nuk dihet ende se a do të ndikojë pozitivisht apo jo.
“Ka qenë një frymë gjithëpopullore të cilat kanë dashur një ndryshim dhe tash kjo është temë është tjetër se a mund të ketë ndryshim pozitiv apo negativ, por ne si strukturë e kemi dhënë maksimumin tonë, ne vazhdimisht kemi qenë nëpër lagje dhe nëpër fshatra e Kosovës, për shkak se kudo kemi shtrirje strukturore. Sigurisht se kemi vend për kritika, jemi një strukturë në asnjë vend nuk ia bëjmë qejfin vetit por vazhdimisht jemi në analiza dhe në perfeksionim të punëve dhe aktivitete tona”, ka thënë ai.
Bislimi ka thënë se zëri i rinisë dëgjohet shumë në instancat më të larta të partisë.
“Zëri i rinisë dëgjohet relativisht mirë. Gjithmonë ka vend për përmisim por ne si strukturë kur të krijojmë një politike që ne dëshirojmë ta ndjekim e aprovojmë në kryesi edhe pastaj në koordinim të partisë nuk ka pasur rast mos të mbështetet nga partia dhe kjo është një indikacion i mirë që PDK-ja e do rininë e mbështet dhe e avancon”, ka thënë Bislmi për EO.