200 kilogramë drogë në Peqin, arrestohen 4 të rinj

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Policia shqiptare ka shoqëruar të paktën katër të rinj për sasinë e madhe të drogës së gjetur në Peqin të Shqipërisë.

Gjatë këtij operacioni antidrogë në Peqin është kapur një sasi prej rreth 200 kilogramë kanabis.

Lënda narkotike sipas burimeve të besueshme është sekuestruar në fshatin Proger dhe ishte gati për transportuar, por në momentin e fundit është sekuestruar, ndërkohë që po vijojnë hetime intensive për të identifikuar rrjetin e organizatorëve të këtij grupi, raporton Lapsi.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme