2019-a, viti më i suksesshëm deri tash për Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Viti 2019 ka qenë më i suksesshmi deri tash për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 2019, ky aeroport pati rritje prej 9.4 për qind në krahasim me një vit më herët, kështu duke shënuar vitin me më së shumti pasagjerë. Gjatë vitit 2019, ky aeroport shërbeu për gati 2.4 milionë pasagjerë, sipas të dhënave të Aeroportit të Prishtinës.

Aeroporti i Prishtinë, më 2019, pati saktësisht 2369767 pasagjerë. Kjo ishte rritje prej rreth 204 mijë udhëtarëve në krahasim me vitin 2019, raporton Koha.net.

Muaji më i ngarkuar ishte muaji gusht me 302 mijë udhëtarë, ndërsa më me së paku ngarkesë ishte muaji shkurt me 138 mijë udhëtarë.

Secili muaj shënoi rritje në krahasim me muajt e njëjtë të vitit paraprak, me janarin e qershorin që për dallim nga viti 2018 shënuan rritje prej 17.1 për qind, duke paraqitur rritjen më të madhe në përqindje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme