2024-ta vit i zgjedhjeve të parakohshme, Kurti e ka ndryshuar diskursin

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 20:08 | Nga Shenoll Muharremi

Albin Kurti e ka ndryshuar diskursin dramatikisht ditëve të fundit. Sot për herë të parë ka përmend që zgjedhjet do të mbahen ‘më së largu me 2025″. Kjo nënkupton që me shumë gjasë do të mbahen gjatë 2024. Ka futur fuqishëm në narrativ rastin e Astrit Deharit, gjithashtu që të mobilizojë elektoratin e tij.

Në diskursin e tij ai ka filluar të përdorë në parti narrativ si “identifikoni njerëz të ri për zgjedhje të adhshme”. Liderë të rinj, asambleistë të rinj. “Mbani takime më shumë”. Një gjuhë tipike parazgjedhore e kryeministrit që nuk e kemi dëgjuar më parë.

Ai gjithashtu ka programuar Buxhetin 2024, që e ka aprovuar këtë javë, në frymë zgjedhore. Eshte një buxhet i zgjedhjeve më shumë sesa i vendimeve të vështira. Ka shumë alokime zgjedhore, përfshirë rritje të pagave dhe benefiteve tjera. I targeton komunat me interes të lartë.

Çfarë ndodhi? Asociacioni! Ai e pranoji statutin e propozuar nga BE dhe SHBA dhe ai e di që para se me zbatu asociacionin duhet të shkojë në zgjedhje. Pse? Për dy arsye:

(a) Do humbas shumë mbështetje për ndryshimin dramatik të qëndrimit me asociacion;

(b) Dëshiron një rikonfirmim (ngashëm sikurse Vuçiqi në Serbi) parase të zbatoj Marrëveshjen e Brukselit dhe Planin e Ohrit.

Përfundimisht, ai e di mirë që nga momenti që ka pranuar Asociacionin, secilën ditë e më gjatë vetëm do të humbas vota dhe përkrahje. Pyetja është nëse zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në pranverë apo gjatë verës ku ai e ka edhe disporën në dispozicion.

Të ngjashme