21 vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Itali

Prishtinë | 14 Nën 2024 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Një 21 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në Itali në mesnatën e së mërkurës.

Lidhur me rastin e rëndë kanë shkruar edhe mediat italiane.

Gazeta “Corriere del Vento” ka shkruar se Rilind Thaqi, ka mbetur në vend si paosjë e këtij aksidenti.

Ai po udhëtonte bashkë edhe me një kushëri të tij, kur ky i fundit po e drejtonte veturën e tipit BMW.

Vetura doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën nga ana e pasagjerit ku ndodhej tanimë viktima.

Të dy po ktheheshin nga Jesolo në zonën e Venedikut.

Të ngjashme