22 persona u ndaluan se nuk respektuan masat e ndërmarra në kuadër të pandemisë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi.

Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv.

Por 22 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

12 persona u ndaluan në Prizren, tre në Ferizaj, tre të tjerë në Gjakovë, dy në kufi të Kosovës, një në Mitrovicën e jugut dhe një në atë të veriut.

Gjithsej janë shënuar 17 raste, në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 26 persona të tjerë, që kishin të bënin me vepra të ndryshme penale.

18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme