Një total prej 23 personash janë shpëtuar nga një anije që u sulmua nga Irani në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas autoriteteve në Oman.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes “GFS Galaxy Vessel” është ende i zhdukur dhe kërkimet janë duke vazhduar, raporton Sky News.
Më herët sot, India tha se anëtari i zhdukur i ekuipazhit ishte një shtetas indian dhe konfirmoi se 10 shtetas të tjerë ishin shpëtuar.