Në 24 orët e fundit në spitalin e Pejës kanë qenë të hospitalizuar 237 pacientë, dy prej të cilëve të infektuar me COVID-19.
Sipas këtij spitali, gjatë kësaj kohe janë kryer 655 vizita specialistike.
Ndërsa, në 24 orët e fundit në këtë spital janë kryer mbi 5 mijë e 600 analiza.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 655 Vizita Specialistike;
– 56 Pranime;
– 237 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 7 Lindje, 4 djem dhe 3 vajza;
– 10 Operacione;
– 31 Hemodializa;
– Analiza: 413 pacientë që kanë bërë 5,687 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 132 Rëntgen, 28 Ultra zëra, 19 CT-ja dhe 4 Mamograf;
– 18 procedura fizioterapie;
– 2 Pacientë me Covid-19.