24 aksidente trafiku me të lënduar brenda një dite

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente trafiku me dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës raportohet për arrestimin e 26 personave, ndërsa në mbajtje janë dërguar 15 të tjerë.

Kurse, siç njoftojnë nga policia, dy persona janë dërguar në vuajte të dënimit.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar 951 tiketa trafiku.

Të ngjashme