Në Serbi 25 persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor.
Në një deklaratë me shkrim nga Instituti i Shëndetit Publik “Dr. Milan Jovanoviç Batut” thuhet se deri më 4 shtator 2018 në gjithë shtetin 25 persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor.
Epidemia ka prekur njerëz nga qytete të ndryshme dhe se virusi i Nilit Perëndimor është hasur në 262 persona në gjithë Serbinë, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë po ashtu thuhet se në shtetet e Bashkimit Evropian (BE) si Greqia, Italia, Hungaria dhe Rumania janë regjistruar gjithsej 798 raste të virusit të Nilit Perëndimor. Ndërkaq bëhet e ditur se në Greqi nga ky virus kanë humbur jetën 18 persona, në Itali 13 kurse në Rumani 12.