Nuk u realizuan premtimet, specializantët zgjedhin të protestojnë

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 12:55 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra specializantë vullnetarë të vitit akademik 2016/2017 kanë protestuar para ministrisë së Shëndetësisë. Atyre i ishin premtuar pagesat për kohën sa kanë për të studiuar por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit u shprehën se kanë marrur premtime nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri Uran Ismaili se nga 1 janari ata do të paguhen.

Specializanti Hekuran Dibrani, tha se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të protestojnë edhe para Qeverisë dhe Kuvendit.

“Kërkesat tona janë të sinqerta dhe modeste. Kryetari i Kuvendit dhe ministri Ismaili kanë premtuar se nga janari i 2018-s asnjë specializant nuk do të mbetet pa u paguar. Nëse ministria nuk reflekton, do t’i drejtohemi instancave më të larta. Siç janë Qeveriadhe Kuvendi dhe do t’i shtrijmë protestat edhe para tyre”, tha Dibrani

Rreth 400 specializantë më heret kanë pasur kontrata me vetfinancim.

Protestuesit që janë duke kryer specializimet në klinika të ndryshme të QKUK-së, mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej se ekziston buxheti por mungon vullneti.

Përmes kësaj proteste ata bënë thirrje edhe një herë që tu kthehet dinjiteti specializantëve dhe të mos detyrohen të emigrojnë.

Të ngjashme